Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Sport March 15, 2026 - 16:06

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapjanët triumfuan në udhëtim ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 1:2, shkruan Gazeta Express.

Mysafirët kaluan në epërsi shumë herët, kur Sadriu realizoi që në minutën e dytë të ndeshjes. Ky gol ishte edhe rezultati me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Hekuran Berisha barazoi shifrat për Dukagjinin në minutën e 53-të. Megjithatë, në fundin e takimit, në minutën e 88-të, Ademi realizoi golin e fitores për Llapin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:1.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Dukagjini mbetet i gjashti me 33 pikë.