Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë nga IFFHS

Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë nga IFFHS

Sport March 14, 2026 - 14:19

Gjyqtari francez Clement Turpin është shpallur zyrtarisht gjyqtari më i mirë në botë për vitin e kaluar nga IFFHS.

Arbitri francez është vlerësuar për paraqitjet e tij të qëndrueshme në ndeshjet më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar, ku ka drejtuar me autoritet dhe profesionalizëm.

Gjatë sezonit të fundit, Turpin ka qenë protagonist në disa nga përballjet më të mëdha të UEFA Champions League, duke fituar besimin e institucioneve të futbollit për të gjykuar edhe ndeshje me rëndësi të veçantë dhe finale të mëdha.

Me vendime të sakta dhe menaxhim të mirë të lojës, Turpin është konsideruar një nga figurat më të respektuara të arbitrazhit në futbollin botëror, duke merituar kështu vlerësimin maksimal nga IFFHS për vitin që lamë pas./rtk