Ministri i Sportit Blerim Gashani njofton 100% rritje të koeficientit për sportistet dhe trajneret femra
Ministri i Sportit Blerim Gashani ka njoftuar 100% rritje e koeficientit për sportistet dhe trajneret femra.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri përmes një njoftimi në Facebook, transmeton “Zëri”.
Me këtë vendim është dyfishuar mbështetja për sportistet dhe trajneret femra nga 200 në 400 euro. /Zëri
Postimi i plotë:
100% rritje e koeficientit për sportistet dhe trajneret femra
Me këtë vendim, kemi dyfishuar mbështetjen për sportistet dhe trajneret femra, nga 200 € në 400 €.
Ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e grave në sport dhe për krijimin e më shumë mundësive për zhvillim dhe përkushtim në arenën sportive.
Sportistet tona kanë sjellë sukseset më të mëdha ndërkombëtare për Kosovën dhe kanë ngritur lart flamurin e vendit. Mbështetja për to, përveç obligim, është edhe investim në suksesin e sportit tonë.