Interi po kërkon pasuesin e Calhanoglut, zbulohet lista e katër emrave që po konsiderohen

Interi po kërkon pasuesin e Calhanoglut, zbulohet lista e katër emrave që po konsiderohen

Sport March 11, 2026 - 13:42

Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, Interi ka identifikuar një listë lojtarësh për të zëvendësuar Hakan Calhanoglun gjatë verës.

Mesfushori turk përballet me një të ardhme të pasigurt, pasi kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Problemet e tij në rritje me formën fizike kanë ngritur shqetësime te ‘Nerazzurrët’, të cilët po kërkojnë një regista fizikisht dominues për sezonin e ardhshëm.

Klubi gjithashtu synon të përforcojë mesfushën me një tjetër transferim të mundshëm, për shkak të largimit të pritur të Henrikh Mkhitaryan.

Ndërkohë, edhe Davide Frattesi mund të dalë në shitje për shkak të mungesës së minutave në fushë.

Inter ka në listën e tij mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka, lojtarin e Romës, Manu Kone, mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, si dhe lojtarin e Parmas, Mandela Keita.

Goretzka mund të jetë i disponueshëm si transferim i lirë, ndërsa Koné mbetet objektivi kryesor i Cristian Chivu për të qenë pasuesi i Calhanoglut.

Francezi ishte shumë pranë transferimit te Inter edhe verën e kaluar.

Ndërkohë, një marrëveshje për Curtis Jones ishte shqyrtuar edhe gjatë afatit kalimtar dimëror. /telegrafi