Fisnik Asllani, pas asistimit tani shënon ndaj Heidenheimit

Fisnik Asllani, pas asistimit tani shënon ndaj Heidenheimit

Sport March 07, 2026 - 16:55

Hoffenheimi është duke fituar aktualisht me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit gjerman.

Mysafirët epërsinë e morën në minutën e 26-të përmes Alexander Prass i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga ylli kosovar Fisnik Asllani.

Ishte pikërisht Prass ai i cili realizoi edhe në minutat shtesë të pjesës së parë për rezultatin 2-0.Paraqitjen fantastike deri më tani ndaj këtij ekipi, Asllani e kurorëzoi edhe me gol.

Sulmuesi dardan ia doli të shënojë për rezultatin 3-0 në minutën e 490-të të ndeshjes, duke mbyllur praktikisht çështjen e fituesit.

Për Asllanin ky ishte goli i tij i tetë këtë edicion në Bundesliga, teksa ka edhe pesë asistime.