Rosenior: Joao Pedro është në të njëjtin nivel me Haaland, Kane dhe Mbappe

Rosenior: Joao Pedro është në të njëjtin nivel me Haaland, Kane dhe Mbappe

Sport March 07, 2026 - 10:27

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, e ka lavdëruar shumë Joao Pedron, duke e vendosur sulmuesin në të njëjtën kategori me Erling Haaland, Harry Kane dhe Kylian Mbappe.

Joao Pedro së fundmi shënoi tregolëshin e tij të parë në Ligën Premier, duke ia siguruar Chelseat një fitore të madhe 4-1 ndaj Aston Villa.

Gjithsej, ai është paraqitur në 38 ndeshje për Blutë në të gjitha garat, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 6 asistime dhe kjo ka bërë që trajneri Rosenior ta krahasoj me sulmues të mëdhenj.

"Joao është në atë kategori tani. Në dy muajt që kam qenë këtu, ai ka treguar vazhdimisht se është një sulmues i klasit botëror”, ka thënë fillimisht Rosenior.

“Unë flas për lojtarët e mi; është mungesë respekti ndaj Erlingut t'i krahasoj ata. Nuk e njoh shumë mirë Erlingun, por nga jashtë ai duket një sulmues i mrekullueshëm, i klasit botëror".

“Nuk do ta ndërroja Joaon me askënd në këtë moment - ai po tregon të gjitha cilësitë dhe atributet që dua të shoh”.

“Gjëja e mirë për Joaon është mosha e tij - ai ende mund të përmirësohet, dhe unë kam vënë re disa fusha ku ai mund të përmirësohet. Por niveli në të cilin ai po vepron tani është i klasit botëror, dhe është puna ime, puna e klubit dhe puna e tij ta mbajmë atje”, përfundoi trajneri i Bluve. /telegrafi