Real Madridi gjobitet nga UEFA pas përshëndetjes naziste nga tifozët
UEFA e ka ndëshkuar Real Madridin me gjobë dhe reduktim të tribunës së tifozëve pas portës, pasi kanë parë përshëndetje raciste në stadium.
Sipas gazetarit Henry Winter, UEFA e ka ndëshkuar Real Madridin pasi një tifoz u kap duke bërë një përshëndetje naziste brenda stadiumit Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve kundër Benficas.
Organi qeverisës evropian ka vendosur një gjobë prej 15,000 eurosh dhe një mbyllje të pjesshme me kusht të 500 vendeve në tribunën e poshtme jugore të stadiumit për një vit.
Incidenti ndodhi para fillimit të ndeshjes kundër ekipit portugez dhe Real Madridi lëshoi shpejt një deklaratë, duke thënë se e kishin kapur fajtorin dhe e kishin përjashtuar nga stadiumi.
“Real Madridi dënon këtë lloj gjesti dhe shprehjeje që nxit dhunë dhe urrejtje në sport dhe shoqëri”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.
Më herët në ndeshjen e parë në Lisbonë, Vinicius Junior u ofendua në mënyrë raciste nga anësori i Benficas, Gianluca Prestianni.
Incidenti ndodhi para fillimit të ndeshjes kundër ekipit portugez dhe Real Madridi lëshoi shpejt një deklaratë, duke thënë se e kishin kapur fajtorin dhe e kishin përjashtuar nga stadiumi. “Real Madridi dënon këtë lloj gjesti dhe shprehjeje që nxit dhunë dhe urrejtje në sport dhe shoqëri”, thuhet në deklaratën e Real Madridit. Më herët në ndeshjen e parë në Lisbonë, Vinicius Junior u ofendua në mënyrë raciste nga anësori i Benficas, Gianluca Prestianni.
ë| BREAKING: UEFA fine Real Madrid €15,000 and issue a suspended partial stadium closure after a fan was spotted making a n**zi gesture.
— CentreGoals. (@centregoals) March 6, 2026
If the offence happens again, the sanction will be activated.
[@COPE] pic.twitter.com/cT4MX8OCTI