Çfarë superlajmi, Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkë Evropianin
Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) e ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit për organizimin e Kampionatit Evropian U16 për djem në volejboll për vitin 2027.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikiriq, drejtuar presidentëve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.
Ky kampionat do të zhvillohet në verën e vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Prishtinë.
Turneu do të mbledhë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa, duke u dhënë mundësi volejbollistëve të rinj të tregojnë potencialin e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një karriere ndërkombëtare.
