Dy gjigantët e Premierligës, në garë për nënshkrimin e Karim Adeyemit
E ardhmja e Karim Adeyemit po bëhet një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar evropian.
Sulmuesi anësor i Borussia Dortmundit ka vendosur të ndalojë negociatat për rinovimin e kontratës, duke synuar një transferim në Premierligë gjatë verës së ardhshme.
Futbollisti gjerman do të hyjë në vitin e fundit të kontratës në qershor, çka e vendos klubin nga Dortmundi përballë një vendimi të rëndësishëm: ta shesë këtë verë për një shumë të konsiderueshme ose të rrezikojë ta humbasë falas në fund të sezonit të ardhshëm.Interesimi për të është rritur ndjeshëm, me dy gjigantë anglezë, Manchester United dhe Chelsea që po përgatiten për një duel të fortë për shërbimet e tij.Te Manchester United, trajneri Michael Carrick e sheh Adeyemin si një përforcim ideal për repartin ofensiv.Strategu britanik dëshiron të shtojë më shumë shpejtësi dhe vertikalitet në lojën e ekipit.
Aktualisht, sulmi i “Djajve të Kuq” përfshin emra si Benjamin Sesko, Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Amad Diallo.
Megjithatë, drejtuesit e klubit besojnë se profili i Adeyemit, i aftë të luajë në të dy krahët dhe shumë i rrezikshëm në hapësira, do t’i japë ekipit një dimension të ri në sulm.Man Utd e konsideron situatën kontraktuale të lojtarit si një mundësi të artë në treg, sidomos duke qenë se Adeyemi ka refuzuar disa oferta për rinovim me Dortmundin.Nga ana tjetër, edhe Chelsea është seriozisht në garë për 24-vjeçarin.Klubi londinez po kalon një proces transformimi nën drejtimin e trajnerit Liam Rosenior.
Chelsea e sheh Adeyemin si zëvendësimin ideal për Alejandro Garnacho, i cili pritet të largohet pas një periudhe jo shumë bindëse në Londër.
Stili i shpejtë dhe aftësia për të krijuar raste e bëjnë gjermanin një partner ideal për talentet e rinj të ekipit si Estevo Willian dhe Cole Palmer.Projekti i Chelseas, i ndërtuar mbi lojtarë të rinj dhe me potencial të madh, mund të jetë një faktor kyç për ta bindur Adeyemin.
Vendimi final i Karim Adeyemit pritet të ketë ndikim të madh në afatin kalimtar veror.
Ndërkohë që Borussia Dortmund synon të rrisë çmimin e kartonit të tij, Man Utd dhe Chelsea po përgatisin oferta të rëndësishme për ta bindur klubin gjerman.
Nëse transferimi realizohet, Liga Premier mund të mirëpresë një nga lojtarët më të shpejtë dhe më spektakolarë të futbollit evropian. /Telegrafi