Wolves mposht Liverpoolin

Wolves mposht Liverpoolin

Sport March 03, 2026 - 23:23

Wolverhampton ka shënuar fitore të madhe ndaj Liverpool në kuadër të Premier League.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-1. 

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendasit kanë kaluar në epërsi në minutën e shtatëdhjetë e tetë me golin e Rodrigo Gomes, i cili ka realizuar brenda zonës.

Liverpool ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e tetëdhjetë e tretë me Mohamed Salah, pas një aksioni individual.

Megjithatë, në kohën shtesë, Andre ka shënuar nga distanca, me topin që është devijuar dhe ka përfunduar në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Në tabelën e Premier League, e cila kryesohet nga Arsenal, Liverpooli renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Wolves vazhdon të mbetet në fund të tabelës.