FC Prishtina 01 e nis me fitore stinorin pranveror, mposht Malishevën
Sport
March 01, 2026 - 23:38
Në kuadër të javës së 10-të të Superliga e Kosovës në Futsall, FC Prishtina 01 e ka nisur stinorin pranveror me një fitore të thellë 7-2 ndaj Malishevës.
Djelmoshat dominuan plotësisht pjesën e parë, duke shkuar në pushim me epërsi 4-1 dhe duke kontrolluar ritmin e lojës nga fillimi deri në fund.
Në pjesën e dytë, ekipi vazhdoi me të njëjtin intensitet, duke vulosur një tjetër paraqitje bindëse.
Halimi Selmanaj shkëlqeu me tre gola, ndërsa nga një gol realizuan Ramadan Alaj, Melos Kelmendi, Ari Kaçanolli dhe kapiteni Shefki Kameri.
Me këtë fitore, FC Prishtina 01 shkon në kuotën e 27 pikëve në renditje, duke vazhduar garën me ambicie të qarta për kreun e tabelës. /Zëri