S’ka fitues në “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

S’ka fitues në “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Sport March 01, 2026 - 21:59

Është mbyllur pa fitues derbi në kryeqytet mes kandidatëve për titull, Dritës dhe Prishtinës.

Pavarësisht rasteve të shumta, si dhe lojës së hapur nga dy skuadrat epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar nga fillimi, ku të dy skuadrat krijuan disa aksione të bukura por iu mungoi finalizimi.

Ishte Mario Ilievski që shënoi një eurogol nga 40 metra distancë për ta lënë Malokun të shtangur si dhe kaluar Prishtinën në epërsi (43’).

Sidoqoftë, Drita u këndell shpejtë përmes Blerim Krasniqit, i cili gjithashtu shënoi një gol mjaftë të bukur për ta barazuar rezultatin (54’).

Si Prishtina ashtu edhe Drita kishin raste shënimi edhe për t’i marrë pikët e plota por assesi s’ia dolën t’i finalizojnë rastet.

Kësisoj, Drita bie në pozitën e dytë me 39 pikë ndërsa Prishtina zë vendin e tretë me 37 sosh.