Formacionet zyrtare të derbit: Arsenal - Chelsea
Sport
March 01, 2026 - 17:03
Arsenali është nikoqir i Chelseas në kryederbin e kësaj xhiro në Ligën Premier.
“Topçinjtë” s’bën assesi të gabojnë shkaku se janë vetëm dy pikë para Man Cityt, derisa Chelsea po lufton për top katër andaj do të kërkojë pikët e plota.
Formacionet zyrtare të derbit londinez tashmë janë bërë publike:
Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Zubimendi; Eze; Saka, Trossard, Gyokeres
Chelsea: Sanchez; James, Sarr, Chalobah, Hato; Caicedo, Santos; Palmer, Enzo, Neto; Pedro
Përballja zhvillohet në “Emirates” me fillim nga ora 17:30.