Milani identifikon tre emra të njohur për të përforcuar fazën e sulmit

Milani identifikon tre emra të njohur për të përforcuar fazën e sulmit

Sport February 28, 2026 - 16:58

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, është një nga objektivat kryesorë të Milanit për repartin ofensiv në sezonin 202/27, së bashku me Mateo Retegui dhe sulmuesin në pronësi të Chelsea, Nicolas Jackson.

Milani e ka prioritet afrimin e një qendërsulmuesi të ri gjatë afatit kalimtar veror, veçanërisht duke qenë se “Rossonerët” pritet të luajnë në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport, Guirassy është objektivi kryesor, pavarësisht klauzolës prej 70 milionë eurosh, një shifër që Milani nuk është i gatshëm ta paguajë.

Sulmuesi do të mbushë 30 vjeç brenda pak ditësh dhe ka qenë në radarët e klubit kuqezi edhe disa vite më parë, përpara transferimit të tij prej 17 milionë eurosh nga Stuttgart te Dortmundi.

Sipas raportit, lojtari është i tunduar të provojë një eksperiencë të re në një kampionat tjetër, pasi ka luajtur më herët në Francë dhe Gjermani.

Milani nuk do të bëjë një tjetër tentativë për Jean-Philippe Mateta, ndërsa objektivi i verës së kaluar, Darëin Nunez, do të dëshironte të rikthehej në Evropë nga Al-Hilal, por ai nuk konsiderohet prioritet për klubin italian.

Në anën tjetër, Nicolas Jackson dhe Mateo Retegui mbeten lart në listën e dëshirave të Milanit dhe kanë qenë në bisedime me klubin që verën e kaluar.

Retegui përfundimisht iu bashkua Al Qadsiah nga Atalanta, ndërsa Jackson u transferua te Bayern Munich nga Chelsea në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Duke luajtur më pak se 600 minuta në të gjitha garat këtë sezon, Jackson nuk pritet të blihet përfundimisht nga Bayern në verë dhe do të rikthehet te Chelsea në përfundim të këtij edicioni. /telegrafi