Sot tri ndeshje interesante të javës së 22-të
Sport
February 28, 2026 - 10:59
Sot nis java e 22 -të e Supeligës së Kosovës në futboll. Në program janë tri ndeshje interesante.
Skuadra e Gjilanit do të jetë nikoqire e Malishevës, Prishtina e Re e pret Llapin dhe Dukagjini përballet me Ferizajin.
Të tre ndeshjet nisi nga ora 13:00.
Të gjitha ndeshjet premtojnë rivalitet të madh dhe emocione për tifozët e futbollit kosovar. Skuadrat vijojnë garën për vendet kryesore në tabelë dhe çdo pikë ka rëndësi për objektivat e tyre sezonalë.