FC Malisheva prezanton dy përforcimet e reja

FC Malisheva prezanton dy përforcimet e reja

Sport February 27, 2026 - 15:18

FC Malisheva ka prezantuar dy lojtarë të rinj që i bashkohen ekipit për këtë sezon.

Portieri brazilian Tiago Gomes Dos Santos, i cili në gjysmën e fundit të sezonit të kaluar mbrojti ngjyrat e FC Drenica, vjen për të shtuar konkurrencën dhe sigurinë në portë. Lojtari ka kualitete të dëshmuara në Superligën e Kosovës dhe pritet të sjellë eksperiencë dhe stabilitet.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i krahut Arbër Shala, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një futbollist i talentuar dhe premtues, i gatshëm të kontribuojë në mbrojtjen e ekipit.

Klubi i dëshiron shumë sukses të dy lojtarëve në rrugën e përbashkët me FC Malishevën, duke shpresuar që këto afrime të forcojnë edhe më shumë skuadrën në objektivat e sezonit.