Orari dhe zyrtarët për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës

Orari dhe zyrtarët për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës

Sport February 27, 2026 - 13:25

Në fundjavë kthehet Superliga e Kosovës në futsall, ku që në start nuk mungojnë përballjet e forta.

Të shtunën në orar janë dy ndeshje, ku FC Shtimja 26 pret Drenasin, ndërsa FC Trepça përballet me FC Liqenin.

Të dielën FC Prishtina 01 do të jetë nikoqir i FC Malishevës.

Ndeshja mbyllëse e kësaj xhiroje zhvillohet mes FC Drenicës dhe FC Mabetexit.

Në këtë xhiro pushon KEK-u.

Përveç duelit Trepça – Liqeni që zhvillohet në orën 20:00, të tjera janë program në orën 21:00. /Zëri

Image