Tifozët turq i presin tifozët serbë me flamurin e Kosovës në ndeshjen e Euroligës
Gjithëka ndodhi në ndeshjen e Euroligës në basketboll, ku skuadra e Fenerbahces priste Partizanin e Beogradit në Stamboll.
Kjo ishte java e 29-të e Euroligës dhe që luhej në kryeqendrën turke, ku tifozët vendas me sa duket i kishin rezervuar një surprizë skuadrës “mike”.
Në sallën e pallatit të sportit ku po luhej ndeshja atmosfera ishte shumë e nxehtë nga tifozët vendas që njihen për atmosferat e zjarrta që krijojnë. Mes shumë banderolave dhe pankartave me sa duket ata kishin vendosur edhe t’i përshëndesnin “miqt” nga Serbia me flamurin e Kosovës, duke e valvitur në një pjesë të tribunës ku ndodheshin tifozët ultras.
Pasi ata shfaqën, atmosfera u nxeh edhe më keq për lojtarët dhe stafin e skuadrës së Partizanit, të cilët me sa duket u ndikuan jo për mirë emocionalisht nga ajo, që mediat serbe e konsideruan sërish një provokim./express