Real Madridi mposht Benfican dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve
Sport
February 25, 2026 - 23:09
Real Madrid siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Benfica në “Santiago Bernabeu” me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me Rafa Silva, duke surprizuar vendasit. Megjithatë, reagimi i madrilenëve ishte i shpejtë dhe Aurelien Tchouameni barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, protagonisti kryesor ishte Vinicius Junior, i cili realizoi golin e fitores dhe vulosi përmbysjen, duke dërguar “Los Blancos” në raundin tjetër të Champions League.