Njeriu i rekordeve: Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord unik
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ishte sërish vendimtar për Al Nassr, duke shënuar dy herë në fitoren 4:0 ndaj Al-Hazem.
Me këto dy gol, portugezi arriti një shifër të jashtëzakonshme: plot 501 gola të shënuar pasi ka mbushur 30 vjeç — një rekord që asnjë futbollist tjetër në histori nuk e ka arritur.
Në total, Ronaldo numëron 965 gola në karrierë dhe tani i duhen edhe 35 për të prekur shifrën historike prej 1 mijë golave.Gjatë karrierës së tij të lavdishme, sulmuesi ka lënë gjurmë te Real Madrid, Manchester United, Sporting CP dhe Al Nassr, duke u shndërruar në një ikonë të futbollit botëror.Ndërkohë, raportohet se Ronaldo nuk është i lumtur në Arabinë Saudite dhe po konsideron rikthimin në Evropë gjatë verës, me klubin e fëmijërisë Sporting Lisbon si destinacion i mundshëm.Përndryshe, fokusi aktual është ta fitojë Ligën Saudite me Al Nassr si dhe ëndrra mbetet Kupa e Botës 2026 me kombëtaren e Portugalisë në verë./telegrafi