Formacionet zyrtare: Malisheva do fitoren e tretë radhazi, Dukagjini për rezultat pozitiv

Formacionet zyrtare: Malisheva do fitoren e tretë radhazi, Dukagjini për rezultat pozitiv

Sport February 21, 2026 - 12:19

Malisheva dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Malishevasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Elon Berishës vjen nga një formë e lartë në këtë fillim sezoni vjeshtor me dy fitore nga dy ndeshje dhe synon fitoren e tretë radhazi për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Ndue Përgjokajt nuk e ka nisur aspak mirë me një humbje dhe një barazim dhe synon një rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë për të qëndruar në pjesën e epërme të tabelës.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Malisheva: Avdyli; Pira, Kryeziu, Opeh, Xhaka; Bajraktari, Vitija; Nafiu, Brruti, Xhylani; Diatta;

Dukagjini: Lekaj; Pllana, Basri, Hugo, Bardhoku; Xhemajli, Gashi; Isufi, Pefqeli, Maliqi; Berisha./telegarfi