Newcastle fiton thellë ndaj Qarabagut
Newcastle United e ka regjistruar fitoren e saj më të madhe në historinë e garave evropiane, duke mundur Qarabag me rezultatin e thellë 6-1 dhe duke u afruar shumë pranë fazës tjetër në Champions League.
Ndeshja është zhvilluar në Baku, ku lodhja dhe mungesat nuk kanë dalur të paraqesin problem për skuadrën angleze e cila e ka dominuar ndeshjen nga fillimi.
Anthony Gordon e ka hapur rezultatin pas vetëm tre minutash. Më pas Malick Thiaw e ka shënuar golin e dytë nga një krosim i Kieran Trippier, duke i dhënë plot kontroll skuadrës së trajnerit Eddie Howe.
Gordon ka bërë një "hat-trick" të shpejtë, duke shënuar tre gola brenda pak minutash. Ai e ka përfunduar paraqitjen me një gol të katërt, duke arritur dhjetë gola në këtë sezon të Champions League.
Pavarësisht golit të nderit të shënuar nga Elvin Cafarguliyev, Newcastle ka shënuar sërish me Jacob Murphy, duke vulosur fitoren e thellë.