Në 18-vjetorin e Pavarësisësë Kosovës, Agim Ademi nderohet “Ambasador për Paqe” në Tiranë

Në 18-vjetorin e Pavarësisësë Kosovës, Agim Ademi nderohet “Ambasador për Paqe” në Tiranë

Sport February 18, 2026 - 17:38

Pasditen e 17 shkurtit 2025, në ambientet e Ambasadës së Paqes në Tiranë u zhvillua një nga aktivitetet më domethënëse në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nën moton “18 Vite Kosovë e Pavarur – Model Suksesi” dhe Paqeje”, eventi i organizuar nga Federata e Paqes Universale mblodhi rreth 200 personalitete të shquara të jetës publike, diplomatike, akademike, artistike dhe sportive nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare.

Image

 

Ceremonia nisi me interpretimin e himnit të Kosovës dhe himnit Kombëtar Shqiptar, duke krijuar një atmosferë solemne dhe krenarie kombëtare. Më pas, fjala iu dha personaliteteve të ftuara, të cilët përcollën mesazhe uniteti, bashkëpunimi dhe perspektive evropiane për Kosovën.

Image

Të pranishmit përshëndetën Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, si dhe ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë për periudhën 2014–2023, z. Qemal Minxhozi. Një mesazh të veçantë përcolli edhe znj. Klajda Gjosha, ish-Ministre e Integrimit Evropian, e cila vlerësoi rrugëtimin e Kosovës si një histori suksesi, që ka forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon.

Image

Atmosfera u pasurua nga performanca artistike të ikonave të muzikës shqiptare si Shyhrete Behluli, Sabri Fejzullahu, Esat Ruka, si dhe nga Grupi i Polifonisë dhe Grupi nga Çamëria, të cilët sollën emocione të forta dhe një frymë të thellë bashkimi kombëtar. Mbrëmja u moderua me profesionalizëm nga kryetari i FPU Shqipëri, z. Defrim Methasani.

Image

Agim Ademi ,nga rezistenca qytetare te lidershipi në futbollin kosovar

Kulmi i mbrëmjes ishte ceremonia e dhënies së titullit “Ambasador për Paqe” për 11 personalitete të reja ,akademikë, artistë, figura sportive dhe emra të respektuar të jetës publike. Mes tyre spikati Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, i cili u vlerësua për kontributin e tij të gjithanshëm në sport, në jetën institucionale dhe në shërbim të çështjes kombëtare.

Image

Figura e tij përfaqëson një ndërthurje të rrallë të angazhimit sportiv, qytetar dhe atdhetar. Veprimtaria e Ademit nis si futbollist, për të vijuar në role drejtuese, ku ai ishte kryetar i klubit KF Kosova (P) dhe themelues i klubit të parë të futbollit të vajzave në Kosovë, duke kontribuar në ngritjen e strukturave sportive në kohë sfiduese historike.

Image

Që nga periudha e themelimit të federatës së parë të futbollit të pavarur të Kosovës, ai ishte pjesë aktive e procesit të institucionalizimit të futbollit kosovar. Nga viti 1994 ushtroi detyrën e zëvendëskryetarit të Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa që prej vitit 2018 drejton këtë institucion si president, duke përfaqësuar Kosovën në instancat më të larta ndërkombëtare të futbollit dhe duke forcuar pozitën e saj në arenën sportive globale.

Kontributi i Agim Ademi në luftë dhe në jetën publike

Angazhimi i tij nuk kufizohet vetëm në sport. Që nga viti 1981, Agim Ademi ishte ndër organizatorët e hershëm të veprimeve ilegale të rezistencës qytetare, duke marrë pjesë në demonstratat e para për të drejtat kombëtare. Gjatë viteve 1989–1999 ai ishte pjesë aktive e proceseve politike dhe shoqërore, ndërsa në periudhën e luftës dha kontribut të drejtpërdrejtë në përpjekjet për çlirim, duke mbajtur sot statusin e Veteranit të Luftës.

Image

Paralelisht me angazhimin publik, ai ka zhvilluar me sukses veprimtari sipërmarrëse në fushën e ndërtimit dhe gastronomisë, duke krijuar vende pune dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal. Përvoja e tij menaxheriale është reflektuar si në drejtimin institucional të futbollit, ashtu edhe në bizneset që operon me standarde bashkëkohore.

Image

Humanizëm dhe përgjegjësi shoqërore

Një dimension i rëndësishëm i veprimtarisë së tij është ai humanitar. Agim Ademi është i njohur për mbështetjen e familjeve në nevojë dhe për kontributin e tij si donator i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, të udhëhequr nga Halil Kastrati, duke ndihmuar në sigurimin e strehimit dhe mbështetjes materiale për shumë familje.

Në këtë 18-vjetor të Pavarësisë, nderimi i tij me titullin “Ambasador për Paqe” u pa si një vlerësim jo vetëm për një individ, por për një model lidershipi që ndërthur sportin, atdhedashurinë, sipërmarrjen dhe humanizmin.

Image

Mbrëmja në Ambasadën e Paqes u mbyll mes emocioneve të forta, solidaritetit dhe shpresës për një të ardhme edhe më të ndritur për Kosovën dhe gjithë rajonin ,një dëshmi se 18 vite shtetësi janë shndërruar në një histori suksesi, që vazhdon të frymëzojë brezat. /albaniaexpress