Galatasaray demolon Juventusin në Stamboll, bën hap të madh drejt kualifikimit
Galatasaray ka marrë fitore spektakolare me rikthim ndaj Juventusit 5-2.
Pjesa e parë ishte spektakolare me vendasit që kaluan në epërsi pas 15 minutave lojë, kur Gabriel Sara realizoi për 1-0.
Por epërsia e tyre nuk zgjati më shumë se një minutë, kur Teun Koopmeiners barazoi shifrat nga afërsia në 1-1 pas asistimit nga Pierre Kalulu.
16 minuta më vonë, Juventusi kaloi në epërsi, me realizues sërish Teun Koopmeiners që shënoi pas një asistimi fantastik nga Westn McKennnie për 1-2.
Me epërsinë minimale të Juventusit u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Galatasaray e nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur Baris Yilmaz asistoi bukur te Noa Lang i cili në minutën e 49-të barazoi shifrat në 2-2.
Kur kaluan një orë lojë, Davison Sanchez shënoi me kokë për të rikthyer epërsinë e Galatasraayt në 3-2.
Për t'u kompletuar një natë e keqe e Juventusit, Juan Cabal mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të dhe u përjashtua nga loja.
Kampionët e Turqisë nuk u ndalën, teksa në minutën e 75-të, Noa Lag shënoi golin e dytë personal për 4-2.
E për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sacha Boye i cili realizoi golin e pestë për t'i dhënë fitoren e madhe Galatasrayt dhe tre gola epërsi para ndeshjes së kthimit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Torino, ku Juventusi nëse do të kaloj tutje i duhet një mrekulli.