Napoli dhe Roma ndahen baras

Napoli dhe Roma ndahen baras

Sport February 15, 2026 - 23:07

Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në super derbin italian të xhiros së 25-të në La Liga.

Përballja mes dy gjigantëve ishte tepër e zjarrtë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2-2.

Roma mori herët epërsinë përmes Donyell Malen që shënoi nga afërsia pas asistimit të Bryan Zaragozas (7’).

Sidoqoftë, Napoli u këndell përmes supergolit të Leonardo Spinazzolas nga distanca (40’).

Amir Rrahmani ishte i pafat duke bërë një ndërhyrje brenda zonës, ku gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm doli të jetë Malen për ta rikthyer epërsinë.

Përpos penalltisë, kapiteni i Kosovës edhe pësoi lëndim kësisoj u detyrua të largohet nga fusha.

Megjithatë, Napoli s’u dorëzua dhe Alisson Santos me një tjetër gol të bukur e barazoi rezultatin (83’).

Napoli kësisoj mban pozitën e tretë me 50 pikë, tre mbi Romën.