Dështon dueli mes Drilon Ramës dhe Elliot Eboigbes
Sport
February 12, 2026 - 12:32
Dueli i shumëpritur në boks mes Drilon Ramës dhe Elliot Eboigbes nuk do të zhvillohet. Meçi është anuluar në momentet e fundit, duke zhgënjyer tifozët që prisnin këtë duel.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota rreth arsyes së anulimit, por organizatorët kanë konfirmuar se përballja nuk do të mbahet në datën e paraparë.
Pritet që në ditët në vijim të ketë një njoftim zyrtar lidhur me mundësinë e riplanifikimit të këtij dueli.
Drilon Rama ishte në përgatitje intensive me synimin për të vazhduar serinë e paraqitjeve pozitive, ndërsa edhe Eboigbe konsiderohej një kundërshtar i fortë, kështu që pritej një duel mjaft interesant.