Edhe Shqipëria mëson sot kundërshtarët në Ligën C të Ligës së Kombeve
Sport
February 12, 2026 - 10:37
Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria sot (e enjte) do të mësojë kundërshtarët e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Shorti do të hidhet në Bruksel dhe do të fillojë në orën 18:00.
Kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve janë: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia (vazo 2) – Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qiproja dhe Estonia (vazo 3) – Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia dhe San Marino (vazo 4).
Ndeshjet e para të këtij kompeticioni do të zhvillohen në shtator, më datat 24 dhe 26. /Zëri