Tri ndeshje sot në Kupën e Kosovës

Tri ndeshje sot në Kupën e Kosovës

Sport February 12, 2026 - 09:53

Kupa e Kosovës në futboll do të vazhdojë me tri ndeshje në program, të vlefshme për rundin e 1/8-tës.

Gjilani e pret Lirinë në stadiumin me bar artificial në Gjilan, Vëllaznimi i shkon Vushtrrisë në stadiumin “Ferki Aliu”, kurse Trepça ’89 e pret Malishevën.

Të tria ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Zëri