Kosova mëson sot kundërshtarët në Ligën B të Ligës së Kombeve
Kombëtarja e Kosovës do të mësojë sot (e enjte) shortin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Shorti do të hidhet në Bruksel në orën 18:00 dhe Dardanët do të mësojnë kundërshtarët që do të përballen.
Dardanët ndodhen në vazon e katërt në Ligën B së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndërsa kundërshtarët e mundshëm janë të ndarë si më poshtë:
Vazoja 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli
Vazoja 2: Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Ukraina
Vazoja 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania
Vazoja 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova
Ndeshjet e para janë në planifikim të zhvillohen nga 24 deri më 26 shtator, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.
Pas shortit, shtëpia më e madhe do të publikojë edhe orarin e të gjitha ndeshjeve. /Zëri