Dardanët e rinj barazojnë në miqësore
Sport
February 11, 2026 - 16:12
Kombëtarja e Kosovës U19 ka zhvilluar sot një ndeshje testuese ndaj Prishtinës U19 (2:2) në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit të këtij muaji.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku, së bashku me stafin teknik, pati mundësinë të vlerësojë nga afër performancën e futbollistëve të gjeneratës së re, e cila po përgatitet për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027, të cilat zhvillohen në fund të muajit mars, ku Kosova bën pjesë në grup me Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin.
Grumbullimi i Dardanëve U19 vazhdon edhe në dy ditët e ardhshme, por vetëm me futbollistë nga kampionati vendor, ku krahas futbollistëve aktual do t’u jepet mundësia edhe shumë lojtarëve tjerë.