Korenica vazhdon formën e lartë në Rumani, shënon në Kupë ndaj Rapid Bukureshtit

Korenica vazhdon formën e lartë në Rumani, shënon në Kupë ndaj Rapid Bukureshtit

Sport February 10, 2026 - 21:17

Cluji ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Rapid Bukureshtit në kuadër të Kupës së Rumanisë.

Golin e vetëm për Clujin në këtë sfidë e realizoi ylli kosovar Meriton Korenica.

Reprezentuesi dardan u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 66-të, për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 skuadrës së tij.

Megjithatë, ky gol i tij nuk i mjaftoi Clujit, pasi ata pësuan në minutën e 88-të gjë që bëri që epilogu përfundimtar i takimit të jetë baras 1-1.

Për Korenicën ky ishte goli i tij i tetë këtë edicion në të gjitha garat, teksa ka edhe dy asistime.