Shënoi supergol dhe shkëlqeu në fitore, Lumbardh Dellova pjesë e formacionit të javës në Bullgari

Shënoi supergol dhe shkëlqeu në fitore, Lumbardh Dellova pjesë e formacionit të javës në Bullgari

Sport February 09, 2026 - 19:01

Mbrojtësi Lumbardh Dellova ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjes fantastike për CSKA Sofian.

Ylli i Kosovës shënoi një gol të bukur në triumfin 3-1 ndaj Arda, ku me një goditje të fortë s’ia dha mundësinë as për të reaguar portierit kundërshtar.

Përpos golit, Dellova ishte i pakalueshëm edhe në mbrojtje, ku si pasojë ishte ndër më të vlerësuarit për skuadrën e tij.

Kësisoj, Dellova ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Bullgari nga e përditshmja “SofaScore”.

Përndryshe, po raportohet se ylli dardan po e kalon sezonin e fundit te Sofia meqenëse pritet të largohet për një kampionat më të fortë në verën e ardhshme.