Tensione në ndeshjen e basketbollit mes Prishtinës dhe Pejës, intervenon Policia [video]

Tensione në ndeshjen e basketbollit mes Prishtinës dhe Pejës, intervenon Policia [video]

Sport February 08, 2026 - 20:43

Ndeshja e basketbollit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës u përcoll me tensione.

Në një video të publikuar nga Teve1, shihet se kishte tensione mes dy grupeve dhe për këtë u desh edhe intervenimi i Policisë.

“Zëri”, ka dërguar pyetje në Policinë e Kosoëvs dhe është në pritje të një përgjigje rreth këtij incidenti.

Ndryshe, klasikja midis Sigal Prishtinës dhe Pejës ka shkuar në favor të mysafirëve, pasi u mbyll 78-82.

Adrio Bailey i prishtinasve ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje, me 25 sosh.

Te Peja, më i dalluari me pikë ishte Musab Malaj, me 22.

Pas 19 javësh, Peja numëron 29 pikë në vendin e tretë, teksa Prishtina mbetet e gjashta me 27 sosh.