Ballkani fiton në udhëtim te Gjilani, Malisheva mposht Prishtinën e Re

Ballkani fiton në udhëtim te Gjilani, Malisheva mposht Prishtinën e Re

Sport February 08, 2026 - 15:07

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës në kuadër të xhiros së 19-të.

Ballkani ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Gjilani.

Golat u shënuan nga Almir Kryeziu (2’) dhe Diene (63’), kurse për Gjilanin realizoi Bilalli (12’).

Pas kësaj fitore, Ballkani renditet i pari me 36 pikë, kurse Gjilani mbetet i gjashti me 26 sosh.

Në anën tjeter, fitore ka shënuar edhe Malisheva me rezultat minimal 1-0 ndaj Prishtinës së Re.

Golin arriti ta shënojë Etnik Brruti në minutën e 37-të.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva e sheh vetën në vendin e katërt me 30 pikë, kurse Prishtina e Re e fundit me 15 sosh. /Zëri