Barcelona fiton me rezultat bindës ndaj Mallorcas

Barcelona fiton me rezultat bindës ndaj Mallorcas

Sport February 07, 2026 - 18:15

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Mallorcas, në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.

Katalunasit triumfuan me rezultat bindës 3-0, sfidë që e dominuan nga fillimi.

Mallorca e nisi më mirë, si dhe kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Vedat Muriqit, por ylli i Kosovës ishte i pafat për të dështuar nga afërsia.

Robert Lewandowski e zhbllokoi epërsinë pas asistimit të Dani Olmos (29’).

Ndërsa, ishte Lamine Yamal që realizoi një supergol pas një tjetër asistimi të Olmos (61’).

Kurse, talenti Bernal e vulosi fitoren pas bashkëpunimit me Fermin Lopez (83’).

Barcelona kësisoj vazhdon si lider në kampionatin spanjoll me 58 pikë ndërsa Mallorca zë pozitën e 15-të me 24 sosh.