Zyrtare: Trajneri Michail Kakiouzis largohet nga KB Prishtina

Zyrtare: Trajneri Michail Kakiouzis largohet nga KB Prishtina

Sport February 06, 2026 - 09:56

KB Prishtina ka njoftuar se trajneri Michail Kakiouzis është larguar nga klubi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit të klubit, largimi i trajnerit nga kryeqytetasit është për arsye familjare. /Zëri

Postimi i plotë:

Falënderim

Klubi ynë shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Michail Kakiouzis për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin.

Për arsye familjare, nga dita e sotme trajneri Michail Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë.

I urojmë shumë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës dhe jetës personale.