Zyrtare: Kontrata e N’Golo Kante ndërpritet me Al Ittihadin, gati kalimi te Fenerbahçe
Sport
February 03, 2026 - 23:37
Kontrata e N’Golo Kante me klubin saudit Al Ittihad është ndërprerë me efekt të menjëhershëm. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Mesfushori francez tashmë është gati për transferimin te Fenerbahçe, ndërsa pritet vetëm miratimi zyrtar nga FIFA për finalizimin e marrëveshjes.
Ky zhvillim i hap rrugën Kanté që të rikthehet në futbollin evropian, ku pritet të jetë një përforcim i madh për klubin turk.