Zyrtare: Agron Kolaj huazohet te Gjilani

Zyrtare: Agron Kolaj huazohet te Gjilani

Sport February 03, 2026 - 20:42

Portieri Agron Kolaj, do ta vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te SC Gjilani.

Ai është huazuar nga Prishtina, ku këtë sezon kishte mbetur si portier i dytë, pas Altin Gjokajt.

“Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Agron Kolajt. 24 vjeçari vjen nga kryeqyteti si një vlerë e shtuar për ekipin në pjesën e dytë kampionale”.

“Kolaj më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës nga Peja, ekip me të cilën debutoi në elitën e futbollit kosovar dhe pas transferimit te Prishtina arriti në shifrën e 54 paraqitjeve zyrtare në kampionat”.

“SC Gjilani i uron mirëseardhje Agron Kolajt dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit”, thuhet në njoftim.

Gjilani e nis stinorin pranveror nga vendi i gjashtë me 26 pikë.