Premierliga dominoi merkaton, këto janë 10 transferimet më të shtrenjta gjatë dimrit

Premierliga dominoi merkaton, këto janë 10 transferimet më të shtrenjta gjatë dimrit

Sport February 03, 2026 - 18:10

Tregu i transferimeve të dimrit në Premier League ka qenë i zjarrtë. Manchester City bleu Antoine Semenyo nga Bournemouth për 72 milionë euro, ndërsa Crystal Palace solli Strand Larsen 49,7 milionë euro dhe Brennan Johnson 40 mln euro.

Në Amerikën Latine, Lucas Paqueta u rikthye te Flamengo për 42 milionë euro, dhe në Spanjë, Atletico de Madrid shiti Conor Gallagher te Tottenham për 40 mln euro, duke marrë Ademola Lookman 35 mln euro nga Atalanta.

Top 10 transferimet e dimrit përfshijnë edhe Oscar Bobb 31,2 mln euro, Kader Meite 30 mln euro, Taty Castellanos 29 mln euro dhe Rayan 28,5 mln euro. Premier League edhe njëherë tregoi forcën financiare duke e bërë tregun më të shtrenjtë në Evropë.