Tragjedia në Rumani: Një shqiptar mes viktimave të aksidentit të tifozëve të PAOK-ut

Tragjedia në Rumani: Një shqiptar mes viktimave të aksidentit të tifozëve të PAOK-ut

Sport January 27, 2026 - 20:22

Një shtetas shqiptar është konfirmuar mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi sot në Rumani, ku u përfshi një minibus me tifozë të klubit grek PAOK.

Sipas Euronews.al, viktima është identifikuar si Vasil Pilo, fakt i konfirmuar edhe nga autoritetet dhe ambasada përkatëse.

Në këtë aksident kanë humbur jetën gjithsej shtatë persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe po trajtohen në Spitalin Universitar të Timisoarës.

Tifozët e PAOK-ut ishin duke udhëtuar drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lyonit në kuadër të Europa League.