Zyrtare: Pjaniç njofton për pensionimin nga futbolli
Ish-mesfushori i Romës dhe Juventusit, Miralem Pjanic, ka konfirmuar zyrtarisht se ka vendosur të varë këpucët dhe të përfundojë karrierën e tij profesionale në moshën 35-vjeçare: “Kjo simfoni ka qenë jeta ime, ka qenë një nder ta ndaj me ju”.
Pjanic ishte pa klub që nga largimi nga CSKA Moska në fund të sezonit 2024-25.
Boshnjaku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Serie A, me 159 paraqitje për Romën midis 2011 dhe 2016 dhe 122 për Juventusin midis 2016 dhe 2020.
Ai regjistroi gjithsej 363 paraqitje konkurruese mes “Giallorossit” dhe “Bianconerëve”.
Pjanic arriti gjithashtu 115 ndeshje me kombëtaren e Bosnje-Hercegovinës.
Ai është një nga dy lojtarët që kanë kaluar shifrën e 100 ndeshjeve për kombëtaren e tyre, së bashku me ish-sulmuesin e Romës, Interit dhe Fiorentinës, Edin Dzeko, i cili mban rekordin me 146 paraqitje.
Pjanic tërhiqet me katër tituj Serie A, dy medalje Coppa Italia, një Supercoppa Italiana, një Copa del Rey, një Superkupë Turke dhe një Kupë Ruse.
Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Juventusit që arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-17.
“Kam kaluar jetën time duke luajtur melodinë time,” shkroi Pjanic në njoftimin e pensionimit në Instagram.
“Çdo prekje, çdo pasim, çdo gjuajtje: një notë. Futbolli ka qenë muzika ime, fusha pianom im. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë t’ju bëj të dëgjoni bukurinë e këtij loje.
“Sot, me zemër plot mirënjohje, mund të them se kjo simfoni ka qenë jeta ime. Ka qenë një nder ta ndaj me të gjithë ju. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, e cila ka qenë mbështetja ime e parë dhe forca ime e heshtur.
“Për trajnerët, shokët e skuadrës, me të cilët kam ndarë ëndrrat, sakrificat dhe fitoret. Për stafin teknik, mjekët dhe të gjithë ata që punuan pas skenave. Për tifozët, shpirtin e kësaj loje.
“Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj muzike”, shkruajti ai.