Milani kryeson Serie A për penallti të pësuara
Milani është skuadra që ka pësuar më shumë penallti në Serie A këtë sezon.
Me penalltinë e akorduar mbrëmjen e fundit ndaj Romës, të shndërruar në gol nga Pellegrini, kuqezinjtë kanë arritur në kuotën e 7 penalltive të pësuara, duke kaluar të vetëm në krye të kësaj statistike.
Pas Milanit renditet Napoli me 6 penallti kundër, ndërsa Interi ndalet në kuotën 2.
Juventusi, nga ana tjetër, mbyll listën me vetëm 1 penallti të pësuar deri tani.
Një shifër që ngre diskutime te tifozët dhe ambienti kuqezi, sidomos për mënyrën se si Milani po ndëshkohet shpesh në zonën e vet, në një sezon ku detajet po bëjnë diferencën në garën për objektivat madhorë.
Renditja:
Milan: 7
Napoli: 6
Udinese: 6
Fiorentina: 5
Lecce: 5
Parma: 4
Pisa: 4
Sassuolo: 4
Torino: 4
Verona: 3
Bologna: 2
Como: 2
Cremonese: 2
Inter: 2
Lazio: 2
Atalanta: 1
Cagliari: 1
Genoa: 1
Juventus: 1