Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për ‘‘Milano Cortina 2026’’
Sport
January 26, 2026 - 08:14
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbajë konferencë për media me rastin e prezantimit zyrtar të ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në lojërat olimpike dimërore ‘‘Milano Cortina 2026’’.
Konferenca do të mbahet sot në zyrat e KOK-ut, duke filluar nga ora 11:00, ku pritet të shpalosen emrat e sportistëve, objektivat dhe përgatitjet për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe sportive.
Lojërat olimpike dimërore ‘‘Milano Cortina 2026’’ do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026, në qytetet Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë, duke mbledhur atletë nga mbarë bota në disiplinat kryesore të sporteve dimërore.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.