Ylli e fiton me mund derbin ndaj Vëllaznimit

Ylli e fiton me mund derbin ndaj Vëllaznimit

Sport January 25, 2026 - 21:41

Golden Eagle Ylli e ka fituar një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë ndaj Vëllaznimit, e cila u vendos vetëm në sekondat e fundit në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Skuadra vendase triumfoi me rezultat 90:85, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për pozitat e mesme të tabelës.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve nga Gjakova, të cilët u treguan më konkretë dhe shkuan në pushim me epërsi prej gjashtë pikësh, 46:40. Vëllaznimi e fitoi çerekun e parë me rezultat minimal 22:21, ndërsa në të dytin ishte më bindës, 24:19.Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pauzës. Golden Eagle Ylli realizoi një rikthim të madh në çerekun e tretë, të cilin e fitoi bindshëm 30:15, duke marrë epërsinë dhe kontrollin e ndeshjes. Perioda e fundit i takoi Vëllaznimit (25:20), por përpjekjet e “kuqezinjve” nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Kjo ishte disfata e 12-të sezonale për Vëllaznimin, i cili numëron edhe pesë fitore, duke mbetur, së bashku me Rahovecin 029, në dy pozitat e fundit të tabelës. Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli barazohet me pikë me Sigal Prishtinën, me nga 25 pikë gjithsej, pas tetë fitoreve dhe nëntë humbjeve.

Individ më i dalluar te skuadra suharekase ishte Scott Bamforth, i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë, katër asistime dhe tri kërcime. Te Vëllaznimi u veçua sërish Jericole Hellems, autor i 22 pikëve, shtatë kërcimeve dhe dy asistimeve.

Vlen të theksohet se si Golden Eagle Ylli ashtu edhe Vëllaznimi janë eliminuar më herët nga Kupa e Kosovës në basketboll./Telegrafi