Drita e nis vitin me trofe, fiton Superkupën e Kosovës
Drita e ka nisur me trofe vitin 2026, pasi ka mposhtur Prishtinën në Superkupën e Kosovës 2-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit, ku në minutën e tetë kapiteni Leotrim Kryeziu shënoi për 0-1.
E në minutën e 39-të, Besnik Krasniqi realizoi gol për Dritën nga penalltia duke barazuar shifrat në 1-1.
Prishtina mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Harun Karic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Dritën që krijoi disa raste shënimi, teksa golin e gjetën në minutën e 50-të.
Kristal Abazaj u gjend bukur në zonë dhe realizoi me kokë për 2-1.
Deri në fund përkundër që kishin dy skuadrat raste shënimi, gola nuk pati dhe Drita arriti fitore duke fituar Superkupën e Kosovës për herë të tretë në histori të klubit. /Telegrafi