Mbappe vazhdon të thyej rekorde, e kalon legjendarin Ronaldo për gola të shënuar
Sport
January 25, 2026 - 14:14
Sulmuesi francez dhe lojtari i Real Madridit, Kylian Mbappe, po kalon një formë të shkëlqyer.
Ai është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë të klubit mbretëror dhe, në 21 ndeshje në La Liga, ka shënuar po aq gola dhe ka dhënë katër asiste.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka publikuar një krahasim interesant mes Kylian Mbappe dhe, sipas shumë njerëzve, sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave – Ronaldos brazilian.
Konkretisht, Mbappe ka shënuar më shumë gola në karrierë sesa Ronaldo, pasi statistikat tregojnë se francezi ka 415 gola, ndërsa legjenda braziliane ka 414 gola.
Duhet theksuar se Mbappe është vetëm 27 vjeç dhe pritet që në vitet në vazhdim ta përmirësojë edhe më tej bilancin e tij të golave. /Telegrafi