Pse MKRS-ja ka kërkuar nga UEFA dhe FIFA të merr masa ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi?

Pse MKRS-ja ka kërkuar nga UEFA dhe FIFA të merr masa ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi?

Sport January 23, 2026 - 21:38

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i ka dërguar një shkresë zyrtare UEFA-s dhe FIFA-s ku paralajmëron për shkelje serioze ligjore, statutore dhe financiare në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Ai thekson se FFK është licencuar në vitin 2023 vetëm me kushte të qarta nga UEFA dhe FIFA, të cilat nuk janë përmbushur deri më sot. Pavarësisht kësaj, FFK po insiston në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor më 5 shkurt 2025, gjë që sipas MKRS-së përbën shkelje të ligjit të Kosovës, standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe zotimeve të dhëna gjatë procesit të licencimit. Ministria kërkon reagim të qartë nga UEFA dhe FIFA dhe paralajmëron se zgjedhjet nuk do të lejohen pa përmbushjen e detyrimeve ligjore.

ë

Pikat kryesore mbi të cilat është bazuar MKRS në këtë email

 1. Mosrespektimi i kushteve të licencimit 2023

 • FFK ishte licencuar me kusht që brenda 6 muajve:

 • të ndryshonte nenet jodemokratike të Statutit;

 • ta harmonizonte Statutin me Ligjin për Sport dhe ligjet e Kosovës;

 • ta përafronte Statutin me standardet e qeverisjes së mirë të UEFA-s dhe FIFA-s.

 • Këto kushte nuk janë përmbushur.

 2. Statuti jodemokratik dhe procesi zgjedhor i kontestuar

 • Dispozitat për zgjedhjen e Presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv mbeten problematike.

 • Kërkesa për 15 nënshkrime për kandidim për president (nga vetëm 26 votues aktivë) konsiderohet mekanizëm që e pamundëson garën reale dhe favorizon një kandidat të vetëm.          

 3. Shkelje e ligjit dhe standardeve ndërkombëtare

 • Mbajtja e Kuvendit Zgjedhor më 5 shkurt 2025 pa përmbushur kushtet:

 • shkel Ligjin për Sport në Kosovë;

 • shkel standardet e UEFA-s dhe FIFA-s;

 • shkel zotimet e dhëna gjatë procesit të licencimit.

 4. Injorimi i kërkesave zyrtare të MKRS-së

 • MKRS i ka kërkuar zyrtarisht FFK-së që t’i adresojë problemet para zgjedhjeve, por këto kërkesa janë injoruar.

5. Dyshime për keqpërdorime financiare

 • Janë përmendur auditime ndërkombëtare (UEFA, FIFA dhe institucione vendore) me gjetje serioze dhe dyshime për keqpërdorim fondesh.

 • MKRS kërkon sqarim se çfarë është bërë me këto gjetje dhe pse nuk ka reagim institucional.

 6. Zbatim i ligjit, jo ndërhyrje politike

 • Ministri thekson se veprimet e MKRS-së nuk janë ndërhyrje politike, por detyrim ligjor.

 • Kërkohet që UEFA dhe FIFA të mbajnë një qëndrim të qartë dhe publik.

 7. Paralajmërim për veprim institucional

 • Nëse zgjedhjet mbahen pa u përmbushur detyrimet ligjore, MKRS paralajmëron se do të veprojë sipas kompetencave të saj ligjore.