Lewandowski hyn në histori të Ligës së Kampionëve - i bashkohet elitës së përbërë nga Messi, Benzema dhe Ronaldo

Lewandowski hyn në histori të Ligës së Kampionëve - i bashkohet elitës së përbërë nga Messi, Benzema dhe Ronaldo

Sport January 22, 2026 - 09:27

Robert Lewandowski ka vendosur një tjetër rekord madhor në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi polak ka shënuar të paktën një gol në 15 sezone radhazi, një arritje që e rendit mes emrave më të mëdhenj të historisë së kësaj gare.

Me këtë seri mbresëlënëse, ylli i Barcelonës lë pas shumë legjenda dhe afrohet vetëm pas Lionel Messit, Karim Benzemas dhe Cristiano Ronaldos, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij në nivelin më të lartë evropian.

Lionel Messi mban rekordin absolut për 18 sezone radhazi me gol në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi e realizoi këtë seri nga sezoni 2005/06 deri në 2022/23, kryesisht me Barcelonën. Konsistencë e jashtëzakonshme, gola vendimtarë dhe ndikim direkt në çdo fazë të kompeticionit.

Karim Benzema ndan të njëjtin rekord me Messin, gjithashtu 18 sezone rresht me gol në ‘Champions’. Francezi u shndërrua në lider absolut të Real Madridit pas largimit të Ronaldos, duke kulmuar me sezonet historike që e çuan drejt “Topit të Artë”.

Cristiano Ronaldo ndalet në 16 sezone radhazi me gol, nga 2006/07 deri në 2021/22. Portugezi mbetet gjithsesi golashënuesi më i mirë në historinë e garës, simbol i netëve të mëdha evropiane dhe ndeshjeve eliminatore.

Lewandowski e nisi këtë rrugëtim në sezonin 2011/12 dhe nuk është ndalur më. Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe tani Barcelona – kudo ka lënë gjurmë. Golat e tij kanë ardhur në momente vendimtare, shpesh duke mbajtur mbi supe fatin e ekipeve të tij.

Në moshën 36-vjeçare, polaku vazhdon të sfidojë kohën. Forma, instinkti dhe efikasiteti para porte mbeten të pandryshuara, duke dëshmuar pse konsiderohet një nga sulmuesit më të kompletuar të epokës moderne.