Tifozëve të Romës dhe Fiorentinës u ndalohet ndjekja e ndeshjeve në udhëtim

Tifozëve të Romës dhe Fiorentinës u ndalohet ndjekja e ndeshjeve në udhëtim

Sport January 20, 2026 - 21:32

Ministria e Brendshme e Italisë ka vendosur një ndalim të plotë për udhëtimet e tifozëve të Romës dhe Fiorentinës për ndeshjet si mysafir deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Lajmi bëhet i ditur nga “Adnkronos” dhe është konfirmuar edhe nga “Sky Sport”.

Sipas vendimit të marrë, masa vjen si pasojë e precedentëve të rëndë të dhunës që kanë shoqëruar tifozëritë e të dyja klubeve, si në Itali ashtu edhe jashtë vendit.

Ndalimi do të vlejë për të gjitha ndeshjet jashtë fushe të Romës dhe Fiorentinës deri në mbyllje të sezonit aktual, me synimin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Vendimi pritet të ketë ndikim të madh te tifozët, por edhe te organizimi i ndeshjeve të Serie A në javët e ardhshme.