Tregolëshi i Muriqit për tre pikë të vlefshme për Mallorcan

Tregolëshi i Muriqit për tre pikë të vlefshme për Mallorcan

Sport January 17, 2026 - 18:46

Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, ka siguruar tre pikë të vlefshme në ndeshjen kundër skuadrës së fortë, Ath Bilbao.

Kjo fitore erdhi kryekëput duke iu falënderuar sulmuesit kosovar, i cili po kalon nëpër formën e tij jetësore.

“Pirati” shënoi hat-trick në këtë ndeshje të vështirë, që është edhe tregolëshi i tij i parë me klubin spanjoll.

Dy gola i shënoi në pjesën e parë, dhe një në të dytën.

Kështu, skuadra e tij renditet në vendin e 13-të me 21 pikë.

E Muriqi është golashënuesi i dytë në ligë me 14 sosh, pesë më pak se Mbappe që është në të parin.